Tokat e Fishtës në Njësinë Administrative Blinisht të Lezhës janë kthyer në plantacione me shege.
Kjo frutikulturë është kultivuar masivisht në këtë fshat dhe Zef Fugaj është njëri prej fermerëve që ka mbjellë 450 rrënjë. Kërkesa për shegën si brenda ashtu dhe jashtë vendit e nxiti të investojë 5 vite më parë dhe brenda një kohë të shkurtër doli në prodhim.
“Ky fidan ka ardhur nga Italia. Ka cilësi të mirë, shega është ëmbël. Investimi më ka shkuar rreth 5 mijë euro, por jam pak i zhgënjyer”, u shpreh Zef Fugaj.
Këtë vit prodhimi është i bollshëm, por problem mbetet mungesa e tregut. Fermeri thotë se pjesa më e madhe shegëve po kalben pa u vjelë.
“Tregu nuk është i sigurt. Këtu vijnë tregtarët dhe e kërkojnë me çmim nën kosto. Përfitim nga shteti nuk kemi”, tha më tej ai.
Në Fishtë janë kultivuar rreth 6 hektarë tokë me frutikulturën e shegës, ndërsa çmimi varion nga 80 deri në 120 për kilogram.
beni atje nje punishte te vogel,,qe ta shtydhni shegen,,,,,,,dhe shiteni si leng,,,mund ta perzini edhe me leng molle,karrote,,dardhe,,etj...kjo eshte zgjidhja..ose mbillni aty,,arra,kumbulla,qershi,,rrush per te bere raki e vere..
PërgjigjuShega tek ne shitet ne cdo stine,por nuk shitet me peshe por me koker 5.99-5 $/kokera, ose 2 per 5 $,por ka supermarkete qe e shesin ne pikun e prodhimit te tyre deri dhe 1.99 $-99 cent/kokera. Nje zgjidhje per te mos humbur prodhimin komplet do te ishte te perpunohej e te shitej si leng shege.Tek ne shitet shume lengu i sheges,por ne Shqiperi nuk besoj te kete kushte per nje gje te tille dhe njerezve ose nuk u shkon mendja,ose nuk kane para te sjellin makineri e te bejne nje investim per perpunimin e frutave.Sikur te mos e kishin cuar per skrap komb.ushqimor /A.Kelmendi/,sot fermeret e blektoret tane nuk do te ishin kaq pa shprese,te falimentonin e te merrnin rruget e botes!
PërgjigjuNe Shqiperi hajne sufflaqe e pilaf me mish zgare dhe jo fruta. Shega, ky frut i mrekullueshem, ne Paris e gejn me 8 apo 10 € kg.
PërgjigjuVetem shitini ne restorante me 50lek/kg me shumice e te bejne leng bio shege per turist ndryshe eshte veshtire tregu pasi kete vit ka rene shume konsumi vendas prej faktorit turizem pra shoqatat e bar restoranteve te vendosin nje opsion shege e shtrydhur ne menu, shegen e blen tek bashkefshataret dhe e shet ne lokal si fruit juice pra leng bio shegesh ndryshe i hajne zogjt dhe del minus edhe fermeri edhe fshatari dhe baret po ashtu ! Besoj kjo eshte nje alternative por ka edhe te tjera
Përgjigju