Kronikë

Lezhë/ Sherr për vendin e parkimit, 50-vjeçari goditet në kokë me sende të forta! Arrestohet 67-vjeçari, vihet në hetim i biri

10 Gusht, 19:53| Përditesimi: 10 Gusht, 22:54

  • Share

LEZHË - Një 50-vjeçar u dhunua me sende të forta pasditen e sotme në Kune nga një 67-vjeçar dhe djali i këtij të fundit, 40 vjeç, gjatë një konflikti për vendin e parkimit.

Si pasojë e goditjes me sende të forta në kokë, 50-vjeçari me inicialet F.P. u nis me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku po merr trajtim mjekësor. Nga ana tjetër, autorët u arrestuan rreth 1 orë pas ngjarjes, teksa udhëtonin me makinë në Fushë Milot. 

67-vjeçari me inicialet F.D. u vu në prangat e policisë, ndërsa djali i tij 40-vjeçar, me inicialet E.D., po hetohet në gjendje të lirë. 

“Nga veprimet e para hetimore, dyshohet se konflikti midis autoreve dhe te dëmtuarit ka filluar për motive  të dobëta, dhe me pas njeri nga autoret, konkretisht shtetasi F. D., 67 vjeç, dyshohet se ne konflikt e sipër ka goditur me send te forte ne koke shtetasin F. P,  duke i shkaktuar dëmtime te renda dhe me pas janë larguar nga vendngjarja.

Në përfundim te veprimeve të para hetimore, u be arrestimi ne flagrance i shtetasit F. D., vjeç 67, si dhe u procedua shtetasi E. D, vjeç 40, si të dyshuar për kryerjen veprës penale “Plagosje e rende me dashje”, e kryer ne bashkëpunim”,- njofton policia.

Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës se Shkalles se Pare te Juridiksionit te Përgjithshëm Lezhe, për hetime te mëtejshme.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se hapësirat publike që po çlirohen do 'ripushtohen' sërish?