Lezhë/ Shisnin dhe kultivonin drogë, 5 në pranga! Sekuestrohen 2450 fara kanabisi e kokainë

8 Prill, 10:18| Përditesimi: 8 Prill, 10:27

  • Share

LEZHË- Pesë persona kanë rënë në ranga në Lezhë në kuadër të megaoperacionit ‘Tempulli 2’, pasi kultivonin dhe shisnin kanabis. Bëhet fjalë për 3 raste të ndryshme të goditura nga Policia e Lezhës.

Në rastin e parë 3 persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin ishin implikuar në fushën e narkotikëve. Gjatë kontrolleve në banesa iu gjetën 2450 fara cannabisi, një sasi lënde narkotike cannabis sativa, një grirëse për lëndën narkotike dhe 3 celularë.

Policia arrestoi Fatjon Cangën, 36 vjeç, Erbardh Gjeloshin, 39 vjeç, dhe Xhovano Ivanaj, 34 vjeç.

Ndërkohë, në pranga ranë edhe dy të rinj, Aldo Dodaj 23 vjeç, dhe Kristjan Bazol, 29 vjeç. Të dyve iu janë gjetur doza kanabisi dhe kokaine, të cilat dyshohet se i shisnin në afërsi të shkollave.

SI.E.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?