Shpërthimi me lëndë plasëse në portën e një banese në Kurbin

Kronikë

Lezhë/ Shpërthim me lëndë plasëse në portën e një banese në Kurbin, shkaktohen vetëm dëme materiale, gjenden gëzhoja plumbash

26 Gusht, 20:47| Përditesimi: 26 Gusht, 22:14

  • Share

Një shpërthim me lënde plasëse ka ndodhur në portën e jashtme të murit rrethues të një banese, në fshatin Gurëz, Fushë Kuqe, në Lezhë.

Sipas policisë, sasia e hedhur e lendës plasëse e dyshuar artizanale, shkaktoi vetëm dëmtime të lehta në portën e jashtme të banesës.

Policia dhe grupi hetimor gjetën në afërsi të banesës edhe disa gëzhoja të vjetra, të cilat u sekuestruan si prova materiale.

'Kurbin/Vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes së ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në fshatin Gurëz, Fushë Kuqe. Me marrjen e njoftimit se rreth orës 04:20, në portën e jashtme të murit rrethues të shtetases M. D, alias M. B.,në fshatin Gurëz, Fushë Kuqe, ishte hedhur një sasi e vogël lënde plasëse e dyshuar artizanale, shërbimet e Policisë shkuan menjëherë në vendin e ngjarjes, së bashku me grupin hetimor.

Gjatë këqyrjes së vendit të ngjarjes dhe territorit përreth, rezultoi se porta e murit rrethues të banesës ishte dëmtuar lehtë nga shpërthimi i lëndës plasëse, e dyshuar artizanale. Në vijim të veprimeve, grupi hetimor gjeti në rrugë, në afërsi të banesës, disa gëzhoja në dukje të vjetra, të cilat u sekuestruan dhe administruan në cilësinë e provës materiale', njoftoi sot policia. 

Nën drejtimin e Prokurorisë, vijojnë veprimet e thelluara hetimore për sqarimin e rrethanave, identifikimin e autorit/ve dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Aksidentet e rënda rrugore, a duhen ashpërsuar dënimet në Kodin Penal?