LEZHË - Një shpërthim ka ndodhur mbrëmjen e sotme në një lokal në Lezhë.
Policia njofton se shpërthimi ka ndodhur në orën 21:45 në vendin e quajtur “Rruga e Kallmetit” në Lezhë.
Lokali ku ka ndodhur shpërthimi me lëndë plasëse është marrë me qira nga shtetasi me iniciale V.Sh. banues në fshatin Mërqi.
Si pasojë e shpërthimit fatmirësisht nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale.
Nuk dihen ende shkaqet e kësaj ngjarje dhe nëse personi i cili ka marrë me qira lokalin të ketë ndonjë konflikt me persona të tjerë.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar forcat e Policisë dhe grupi hetimor ku po vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
Vendosni kamera kudo,,,ujku mjegull do....
Përgjigju