Foto nga zjarret në Kallmet të Lezhës

Lezhë/ Situata e zjarreve ende problematike, 2 vatra aktive në Kurbin dhe Mirditë! Ndërhyrja e vështirë për shkak të terrenit

30 Gusht, 09:36| Përditesimi: 30 Gusht, 09:58

  • Share

Lezhë- Situata e zjarreve në Qarkun e Lezhës vijon të jetë problematike, edhe pse intensiteti në krahasim me ditët e kaluara ka rënë.

Të dhënat zyrtare të Mbrojtjes Civile thonë se aktualisht ka dy vatra aktive në Kurbin dhe Mirditë. Ditën e djeshme (29 Gusht), u arrit të shuheshin vatrat e rrezikshme të zjarrit në Kallmet të Lezhës, pas ndërhyrjes nga ajri.

Në vatrën e zjarrit në fshatin Shëngjin, Njësia Administrative Fan, zjarri vazhdon të jetë aktiv, por me intensitet të ulët, në sipërfaqe me bimësi të ulët.

Gazetari Elvis Hila raporton se ndërhyrja është e pamundur, për shkak të terrenit malor dhe të pjerrët. Situata po monitorohet nga forcat zjarrfikëse dhe strukturat e tjera të emergjencave civile.

Ndërsa vatra e zjarrit në kufirin Mal-Bardhë-Skuraj, Njësia Administrative Milot, sipas të dhënave nga terreni, mësohet se vijon të jenë aktive dhe nuk ka shtrirje, e përqendruar në një lartësi të konsiderueshme nga rruga.

Vatra e zjarrit është e paarritshme për mjete dhe punëtorë, për shkak të terrenit dhe dendësisë së bimësisë. Emergjencat sqaruan se rrezik në banesa dhe pasuri të tjera nuk ka, ndërsa situata po mbahen nën monitorim të vazhdueshëm.

A.Q/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?