Situata e zjarrit në fshatin Shpërdhazë në Njësinë Administrativë Kaçinar vijon të jetë problematike.
Në terren ndodhen 3 zjarrfikëse dhe forcat e ushtrisë, të cilët po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve, por për shkak terrenit të vështirë po vështirësohet ndërhyrja. Operacioni në këtë zonë po drejtohet nga prefekti i Lezhës Gjergj Prendi në bashkëpunim me strukturat e Bashkisë Mirditë. Po ashtu, edhe në Malësinë e Kurbinit zjarri vijon të jetë aktiv, por aktualisht nuk përbën rrezik për zonën e banuar, pasi sot ka pasur dhe ndërhyrje nga ajri.
Lajmi kryesor:
6 vatra aktive! Zjarret djegin 38 shtëpi të pabanueshme, në Selenicë e Malësi të Madhe! Shpërthejnë municione në Dushkarak, dëmtohen tubacionet e ujit
S.C/ReportTv.al