Foto ilustruese

Kronikë

Lezhë/ Të moshuar në timon, 2 të plagosur në aksident pas përplasjes së veturës me motorin! Një nga të dëmtuarit pasagjere

28 Maj, 15:17| Përditesimi: 28 Maj, 15:20

  • Share

Lezhë- Dy persona mbetën të plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur dje në aksin Lezhë-Milot, ku mes tyre një është pasagjere.

Shkak është bërë përplasja e dy mjeteve, veturë dhe motor, që për ironi të fatit drejtoheshin nga dy të moshuar, respektivisht një 70-vjeçar nga Fieri dhe një 71-vjeçar nga Kurbini.

“Specialistët e Sektorit për Qarkullimin Rrugor referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin K. B., 70 vjeç, banues në Fier, pasi në aksin rrugor Lezhë–Milot, automjeti që drejtonte është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin P. L., 71 vjeç, banues në Kurbin”, njoftoi policia vendore.

Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar drejtuesi i motomjetit dhe pasagjerja që udhëtonte me të, të cilët sipas policisë vendore, po marrin mjekim dhe janë jashtë rrezikut për jetën në spitalin e Lezhës.

Pas veprimeve paraprake hetimore, dosja i kaloi Prokurorisë vendore, për hetime të mëtejshme, me qëllim zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit, teksa të dy drejtuesit do jenë nën hetim.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Kuvendi, si e vlerësoni punën e legjislaturës që po mbyllet?