Kronikë

Lezhë/ Tentativa e vrasjes me armë të 33-vjeçarit, shkak i sherrit loja e bixhozit! I riu i shpëtoi dy plumbave, Policia arrestoi autorin e dyshuar

10 Shkurt, 09:49| Përditesimi: 10 Shkurt, 10:39

  • Share

Lezhë- Policia e Lezhës ka zbardhur ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e së dielës (9 Shkurt) në fshatin Shënkoll, ku një konflikt mes dy personave u shoqërua me të shtëna me armë zjarri, por fatmirësisht nuk pati të lënduar.

Nga tërësia e veprimeve hetimore dhe dëshmive të mbledhura rezulton se i dyshuari Danjel Nikolli, 32-vjeç, banues në Shënkoll, është konfliktuar fizikisht me shtetasin E.T., dhe më pas ka nxjerrë armën pistoletë që e mbante më vete dhe ka qëlluar dy herë në drejtim të 33-vjeçarit.

Asnjë nga dy plumbat nuk e prekën shënjestrën. Konflikti mes dy të rinjve ka lindur pas një loje bixhozi, në një lokal në fshatin Shënkoll, ndërsa falë reagimit në kohë blutë kanë parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të sherrit.

Policia arriti të prangosë 32-vjeçarin Danjel Nikolli, ku ndaj tij janë ngritur akuzat “vrasja e mbetur në tentativë” dhe “prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”. 

Në cilësinë e provës materiale  ka sekuestruar armën e zjarrit dhe dy gëzhoja, ndërsa vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A është veprim i duhur nga SPAK arrestimi i Veliajt 3 muaj para zgjedhjeve?