Policia e Lezhës

Kronikë

Lezhë/ Terrorizoi banorët e Kunes në Shëngjin me të shtëna armësh, shpallet në kërkim 21-vjeçari i dyshuar

25 Korrik, 15:23| Përditesimi: 25 Korrik, 15:31

  • Share

Shëngjin- Terrorizoi banorët në zonën e Kunes në Shëngjin me të shtëna armësh, shpallet në kërkim nga Policia e Lezhës 21-vjeçari i dyshuar.

Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë, ndërsa sot burime zyrtare konfirmuan identifikimin dhe shpalljen në kërkim të 21-vjeçarit me inicialet A.N., banues në Lezhë.

Hetimet paraprake janë kryer nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Shëngjinit, të cilat ia kanë referuar prokurorisë vendore.

“Në zonën e Kunes në Shëngjin, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër, duke shkaktuar panik në zonë”, sqaroi policia për detajet e ngjarjes.

Grupi hetimor po vijon punën për kapjen e të riut dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sigurim i detyrueshëm i banesave ose s’merr shërbim nga shteti, si ju duket?