Arma pistoletë, e sekuestruar nga policia

Lezhë/ Terrorizuan banorët me krisma pistolete, arrestohen 2 të dyshuarit, nën hetim edhe pronari i mjetit! Ja çfarë dëshmoi (Emrat)

10 Gusht, 10:14| Përditesimi: 10 Gusht, 10:24

  • Share

Lezhë- Terrorizuan banorët me të shtëna arme, arrestohen pas ndjekjes policore 2 të rinjtë e dyshuar. Policia e Lezhës njoftoi sot se ka kryer një aksion të menjëhershëm pas sinjalizimit prej qytetarëve dhe krismave që u dëgjuan në lagjen “Skënderbeg”.

Fillimisht u dyshua për një konflikt mes personave, por nga verifikimet rezultoi se ishin të paktën 6 të shtëna në ajër dhe në lëvizje me makinë. Gjatë hetimeve dhe operacionit u zbulua se autorët e dyshuar dhe ndaluar janë Erion Berisha, 32 vjeç dhe Petrit Neziri, 24 vjeç, banues në Lezhë.

Gjithashtu një person i tretë po hetohet në gjendje të lirë, që është njëkohësisht dhe pronari i mjetit.

Makina e sekuestruar

Policia tha se “gjeti dhe sekuestroi pistoletën sportive të përdorur, e cila kishte një fishek manovër në karikator, si dhe automjetin me të cilin këta shtetas lëviznin”.

“Nga verifikimet e shpejta dhe bashkëpunimi me qytetarët, u bë i mundur identifikimi, kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve: E. B., 32 vjeç, dhe P. N., 24 vjeç, banues në lagjen “Skënderbeg,” për veprat penale të “prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” dhe “prishja e qetësisë publike”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Nga verifikimet dhe dëshmia e personit të tretë, E.G., 28 vjeç, rezulton se dy të dyshuarit i kishin marrë atij automjetin për të lëvizur në qytet, por më pas qëlluan edhe me armë. Pronari i mjetit u la më tej për ndjekje në gjendje të lirë.

Fishekët e sekuestruar

Dosja për ngjarjen i kaloi prokurorisë vendore dhe hetimet mbeten ende aktive. Në cilësinë e provës materiale, u sekuestruan 6 gëzhoja të gjetura në vendngjarje.

A.Q/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?