Policia e Lezhës

Kronikë

Lezhë/ Theu urdhrin e mbrojtjes së Gjykatës dhe shkoi të takonte gruan në qendrën sociale ku strehohej, arrestohet 40-vjeçari! Ishin në proces divorci

25 Nëntor 2024, 18:37| Përditesimi: 25 Nëntor 2024, 18:44

  • Share

Lezhë- Një burrë ka thyer urdhrin e mbrojtjes së Gjykatës së Lezhës dhe ka shkuar të takojë bashkëshorten me të cilën ishte në proces ndarjeje, por u arrestua nga policia.

Burime zyrtare bënë me dije se vunë në pranga sot (25 Nëntor) 40-vjeçarin E.M., banues në Lezhë, me veprën penale të kundërshtimit të urdhrit të mbrojtjes.

I dyshuari i ka shkuar gruas së tij në qendrën sociale ku ajo është strehuar përkohësisht pas largimit nga banesa, për shkak të dhunës që ushtrohej.

“Komisariati i Policisë Lezhë vuri në pranga shtetasin E. M., 40 vjeç, banues në Lezhë, pasi në kundërshtim me urdhrin e mbrojtjes, ka shkuar pranë qendrës sociale ku është strehuar bashkëshortja e tij, me të cilën është në proces për zgjidhje të martesës”, bëri me ndije policia.

Hetimet e mëtejshme për rastin i kanë kaluar prokurorisë vendore.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni gjendjen e sigurisë në vend?