Bllokimi i qarkullimit në Urën e Vjetër të Milotit, mbi lumin Mat, ka krijuar kaos në trafik në kulmin e sezonit turistik. Prej një jave, kjo urë është mbyllur nga Autoriteti Rrugor Shqiptar për shkak të dëmtimeve serioze në strukturë dhe themele.
Çështja është diskutuar në mbledhjen e fundit të Këshillit Bashkiak të Lezhës, ku opozita kërkoi ndërhyrje të menjëhershme nga autoritetet për të shmangur kolapsin rrugor.
"Ura e Milotit po sjell përshtjellim për Lezhën dhe për krejt veriun, a keni noj mundësi si bashki?", tha Soveljan Kosova, këshilltar i opozitës.
Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, deklaroi se qeveria pritet të ndërhyjë në mënyrë emergjente për të riparuar urën, por nuk dha asnjë afat.
"Ka ardhur zv/ministri, drejtori i rrugëve dhe deputeti Kadeli. Ka premtim që do të aksesohet ura për mjetet deri në 3.5 ton, por nuk mund të bëhet menjëherë”, u shpreh Ndreu.
Si zgjidhje afatgjatë, Ndreu theksoi rëndësinë e ndërtimit të autostradës Milot–Balldren, një investim i mbetur pezull, që pritet të rifillojë së shpejti.
"Do hapet procedura e re, dhe do lobojmë fort sepse Milot–Balldren është e vetmja shpëtim për trafikun e Lezhës."
Deri atëherë, trafiku ne aksin Lezhe-Milot do të jetë i pashmangshëm për lëvizjen e qytetarëve dhe turistëve.
Komente

Se pari, të gjenden e penalizohen përgjegjësit që e çuan atë urë në ate gjendje, duke i dalë pilotat në ajër nga marrja e inerteve.
PërgjigjuZ.Ndreu,riparimi i nje ure nuk behet me suste edhe sikur shteti te kete premtuar nderhyrje emergjente,se ne te fundit eshte ure me beton e celik,jo me plasteline.Deshironi qe ura te behet e re,e mire,e forte e jetegjate e trafiku te lehtesohet? Kerkoini shtetit t'a ndertoje nga e para,ta filloje nga 0,por ama ndersa e nderton,kerkoini t'ju ndertoje nje ure provizore,nga ato ushtaraket,e lehte e praktike per t'u montuar e shmontuar dhe e forte njekohesisht sa te kaloje nje SUV,Hummer,apo nje blind ushtarak.
Përgjigju