Lezhë/ Turizëm pa energji elektrike në Kune! Punimet e vonuara ne rrjetin e ri elektrik, po sjellin probleme

22 Qershor, 08:55| Përditesimi: 22 Qershor, 16:02

  • Share

Kur sezoni turistik ka nisur zyrtarisht dhe numri i pushuesve është gjithnjë në rritje, zona e Kunes në Shengjin po përballet prej disa ditësh me mungesë të energjisë elektrike. Shkak besohet se janë  punimet që po kryhen për rrjetin e ri elektrik, investim i cili nuk ka përfunduar ende.

Por mungesa e energjisë eletrike po sjell pasoja negative për turizmin, duke vënë në vështirësi edhe bizneset më këto ditë të nxehta qershori.

Pushuesit në Kune, rendisin një sërë shqetësimesh nga mungesa e energjisë lektrike

"Jam me pushime. Nuk e di si është puna, por është problem."

"Krejt kjo bukuri, pa energji elektrike. Rryma e ndalur është problem për turistët, por besojmë se do të ketë zgjidhje."

"Ka patur problematike, ne duhet të kemi ujin e ftohtë"

Nga ana tjetër Operatori i Shpërndarjes se energjisë elektrike në Lezhë, bën me dije se investimi për rrjetin e ri elektrik në linjën 20 KË përfundon brenda pak ditësh, një zgjidhje për të gjithë Shëngjinit, nga Rana e Hedhur deri në Kune, pasi është rritur fuqia me qëllim përballimin e ngarkesës që krijohet gjatë sezonit të verës.

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?