Sezoni turistik i këtij vitit në Lezhë ishte mjaft i suksesshëm, duke shënuar sërish rritje në masën 10%. Të dhënat janë bërë publike gjatë një takimi të përbashkët të të gjithë aktoreve të përfshirë në mbarëvajtjen e sezonit, ku duke u ndaluar tek rezultatet e arritura, kryetari i bashkisë Pjerin Ndreu theksoi rëndësinë e projekteve madhore infrastrukturore që pritet të nisin, si autostrada Milot–Balldren dhe bypass-i i Shëngjinit, të cilët do ti japin zgjidhje dhe problemit të trafikut.
“Me kënaqësi shoh se impaktet e këtij bashkëpunimi janë të dukshme. Kemi shumë arsye që të jemi krenar dhe t’i themi faleminderit njëri tjetrit për të gjithë skemën e bashkëpunimit. Më 2-3 tetor shpallet fituesi për nisjen e punimeve në aksin Milot-Balldren. Këto ditë ne nxjerrim edhe lejen që të nisë puna në baypassin e Shëngjinit”, tha Pjerin Ndreu.
Prefekti i Lezhës, Tauland Malshi, u shpreh se bashkëpunimi mes të gjithëve e ktheu sërish Lezhën në epiqendër të vëmendjes turistike, ndërsa drejtori i Policisë Vendore, Altin Mena, theksoi se nuk pati asnjë shqetësim për oraret e zhurmat përtej normave të lejuara.
“Ky rezultat vjen si pasojë e bashkëpunimit jo veëtm këtë sezon por edhe atyre të viteve të kaluara”, tha Malshi.
“Falenderoj të gjithë bizneset e Shëngjimit për zbatimin e orarit - për fikjen e muzikës. Shpreh mirënjohje edhe për kryetarin e bashkisë së Lezhës”, nënvizoi Menda.
Sipas të dhënëva zyrtare përgjatë 3 mujave të verës zonat turistike të Lezhës janë frekuentuar nga mbi 1.5 milion turist, pjesa më e madhe e të cilëve shqiptare të kosovës të cilët vijojnë që ta kenë destancionin e tyre kryesor për pushime verore bregdetin e Lezhës.
Komente
