Foto ilustruese

Lezhë/ U gjobit se kishte parkuar në stacionin e autobusit, policia: Qytetari kërcënoi efektivin! Nis hetimi administrativ

20 Gusht 2023, 22:52| Përditesimi: 20 Gusht 2023, 22:54

  • Share

LEZHË- Policia e Lezhës ka nisur hetim administrativ për një efektiv të rrugores, pas një ngjarje të ndodhur ditën e sotme. Një drejtues mjeti është gjobitur në Lezhë pasi kishte parkuar mjetin në këtë stacion në mënyrë të gabuar duke bllokuar vendin e një autobusi. Në polici kishin mbëritur denoncimet nga drejtues të autobusë dhe pasi një efektiv i rrugores ka evidentuar shkeljen ka gjobitur drejtuesin në mungesë për shkelje të nenit rrugor "Ndalim i qëndrimit dhe pushimit të mjeteve".

Pas disa minutash pas vendosjes së masës administrative, drejtuesi i automjetit ka shkuar tek një tjetër punonjës i Policisë Rrugore (që shfaqet në video) i cili ka qenë i pozicionuar në mes të rrugës me shërbim për menaxhimin e trafikut dhe i ka kërkuar llogari duke e kërcënuar për masën administrative të vënë, pa i dhënë shpjegime mbi situatën, ndërkohë po e filmonte. Punonjësi i Policisë Rrugore nuk ka patur dijeni mbi gjobën e vënë. Policia thotë se për shkak se ishin në mes të rrugës duke u bërë burim për ngjarje rrugore, i ka kërkuar disa herë qytetarit që të largohej nga rruga e ta priste anash rrugës për të sqaruar problemin e tij. Qytetari nuk i është bindur dhe ka vijuar duke e filmuar dhe kërkuar llogari punonjësit të Policisë, i cili e ka marrë qytetarin nga krahu dhe e ka larguar nga rruga.

“Theksojmë se në asnjë moment, nga punonjësi i Policisë Rrugore nuk është kryer asnjë veprim fizik ndaj qytetarit. Për verifikimin dhe sqarimin e plotë të këtij rasti, nga Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, ka nisur hetimi administrativ”, njofton policia.

 

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?