LEZHË- Një tjetër skemë mashtrimi ndaj biznesmenëve është zbuluar nga Krimi Ekonomik, ndërsa kësaj radhe mashtruesit prezantoheshin si kryebashkiaku i Lezhës Pjerin Ndreu. Burime për Report Tv dhe Shqiptarja.com bëjnë me dije se pre e mashtrimit ka rënë biznesmeni Ylli Ujkaj, njëherazi edhe presidenti i ekipit të basketbollit ‘Besëlidhja’. Mashtruesit kanë komunikuar me Ylli Ujkajn përmes aplikacionit ‘Signal’ dhe i janë prezantuar atij si Pjerin Ndreu dhe i kanë kërkuar 15 mijë euro.
Biznesmeni ka rënë pre e këtij mashtrimi dhe pa u menduar dy herë, më datë 14 korrik u ka dorëzuar atyre 15 mijë euro. Policia ka arrestuar dy persona, Shkëlqim Domi 35 vjeç, dhe Saimir Sallaku, 37 vjeç, të dy banues në Shijak. Në kërkim është shpallur edhe një tjetër, Shefik Kurti, 63 vjeç, banues në Itali.
Po të njëjtin biznesmen, të tre kanë tentuar ta mashtrojnë edhe me datë 17 korrik, por duket se në rastin e dytë biznesmeni e ka kuptuar që ishte një kurth dhe është drejtuar me një denoncim në polici.
Ndërkohë, Policia e Lezhës dhe e Tiranës po vijojnë hetimet për zbardhjen e një rasti të ndodhur në Tiranë, ku sërish këta tre persona kanë tentuar të përfitojnë 20 000 euro, nga një shtetas, me anë të kësaj skeme mashtrimi.
"Nga veprimet hetimore dyshohet se shtetasit Shkëlqim Domi dhe Saimir Sallaku në bashkëpunim me shtetasin Shefik Kurti më datë 14.07.2024, kanë përfituar 15 000 euro, nga administratori i një operatori ekonomik, duke komunikuar me të në aplikacionin “Signal”, në emër të përfaqësuesve të institucioneve vendore. Më datë 17.07.2024, ata kanë tentuar të përfitojnë një tjetër shumë të madhe parash, nga ky shtetas, me anë të së njëjtës skemë.
Në bashkëpunim me strukturat hetimore të DVP Tiranë, vijojnë hetimet për zbardhjen e një rasti të ndodhur një Tiranë, ku këta shtetas kanë tentuar të përfitojnë 20 000 euro, nga një shtetas, me anë të kësaj skeme mashtrimi", njofton policia.
Kjo skemë është tipike me rastet kur biznesmenë janë tentuar të mashtrohen ose kanë pre e kurtheve pas të cilave dyshohet se fshihet Florian Gjergji. Nuk dihet edhe nëse pas kësaj skeme fshihet sërish Florian Gjergji, por janë të shumta rastet kur janë zbuluar mashtrime të tilla.
Florian Gjergji është i shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe mendohet që skemën dhe njerëzit i drejton nga Gjermania. Ai ka shfrytëzuar emra të rëndësishëm politikanësh për të marrë para nga biznesmenë të ndryshëm, por në pjesën më të madhe skema e tij është nuhatur dhe policia ka kryer arrestime në flagrancë në momentet që do të bëhej shkëmbimi i parave.
Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu ka reaguar pas lajmit se disa persona i kishin marrë 15 mijë euro biznesmenit Ylli Ujka, duke përdorur emrin e tij. Ndreu thotë se personat e arrestuar janë të panjohur për të, por thekson se i denoncuan pasi kuptuan që ishte një mashtrim.
Ai i bën thirrje personave të tjerë që mund të jenë mashtruar të denoncojnë në polici.
“Nje mik, biznesmen nga Lezha, ka rene pre e nje mashtrimi, ku disa shtetas, te panjohur per mua, kane perdorur emrin tim per ti marre para! Para ca ditesh ne e kapem situatën, denoncum, dhe u be e mundur kapja e autoreve nga ana e Policise Lezhe! Nese ka persona te tjere qe kane rene pre e ketij mashtrimi, ju lutem te denonconi ne polici!”, shkruan Ndreu në Facebook.
Po ca detrimi i kishte pirinit ky biznesmeni qe i tha eurot apo kshtu hec krytari me gjoba
Përgjigjuylli ujka gjeja me e trashe qe ka shkel rruzullin ndonjehere. pastrues i parave te ilir metes dhe nikolin jakes. hapet bythesh morracaku sikur do investoje 300 milion euro!!! o zot! pjerini po pjerin! spo na hiqen qafe kjo race ordineresh