Kronikë

Lezhë/ U vihet flaka mbeturinave poshtë urës në autostradën Milot-Thumanë, vështirësi në qarkullim

30 Maj 2024, 21:48| Përditesimi: 30 Maj 2024, 22:01

  • Share

LEZHË- Djegia e mbeturinave mbetet ende një fenomen shqetësues në vendin tonë.

Gjatë ditës së sotme pranë lumit Drojë në autostradën Milot-Thumanë iu është vënë flaka mbeturinave të hedhura poshtë urës, duke krijuar vështirësi në qarkullimin e mjeteve si dhe ndotje të ajrit për shkak të smogut e tymit të zi.

Djegia e mbeturinave poshtë urës së lumit Drojë, vijon që prej orëve të para të mëngjesit dhe ende zjarrfikëset e Krujës dhe të Kurbinit, nuk kanë marrë masa për shuarjen e zjarrit.

Ky fenomen është i përsëritur dhe nuk ka gjetur ende zgjidhje nga institucionet e mjedisit.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A e keni vendosur se për kë do të votoni më 11 maj?