Qytetare duke u vaksinuar

Sociale
Shëndeti

Lezhë/ Vaksinimi kundër gripit, interesi më i lartë nga mosha e tretë

3 Tetor, 14:40| Përditesimi: 3 Tetor, 14:42

  • Share

Vaksinimi kundër gripit sezonal ka nisur edhe në Lezhë. Që prej 22 shtatorit, vaksina është vënë në dispozicion në të gjitha qendrat shëndetësore të qytetit dhe të fshatrave.

Interesi i qytetarëve, kryesisht i moshës së tretë, për t’u vaksinuar paraqitet i lartë. Vaksina është një masë efektive për të reduktuar rrezikun e infektimit dhe për të parandaluar komplikimet e mundshme, duke mbrojtur shëndetin e individëve dhe të komunitetit thotë drejtori i Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Lezhë, Elson Frroku.

Edhe qytetarët shprehen se vaksinimi është një nga masat më të mira për ta përballuar sa më lehtë gripin sezonal.

“Është e domsodoshme, jemi të sëmurë kronikë dhe i parprijmë. Vaksinën e ka bërë edhe vjet”, tha një qytetare.

Deri tani, në Lezhë kanë mbërritur rreth 6 mijë doza vaksinash, të cilat konsiderohen një hap i rëndësishëm për mbrojtjen e shëndetit të komunitetit.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Begaj shpalli zgjedhjet në Tiranë pa pritur Kushtetuesen për Veliajn, si ju duket?