Rreth 400 vjet më parë në fshatin Merqi të Lezhës u mbajt Kuvendi i Arbrit ose siç njihet ndryshe Koncili i Kishës Katolike në trojet shqiptare. Kjo ngjarje e rëndësishme historike e dëshmuar në dokumente arkivore nuk e ka një obelisk përkujtimor....
Studiuesi Dom Nik Ukgjini shprehet se pengesë për restaurimin e qelës së vjetër dhe për zbatimin e projektit të rikualifikimit të vendit ku është mbajtur Kuvendi i Arbrit po bëhet kjo varrezë publike.
"Një fenomen që ka filluar që ka shumë kohë por sidomos kohët e fundit që po merremi me monumente të vjetra të shpallura monument kulture dhe atyre historike. Tash jemi ballafaquar drejtpërdrejt duke menduar të bëhet diçka në kuvendin e arbrit është koha që duhet ndërmarrë dhe të behet një përkujtimore për kuvendin e arbrit dhe do të fillohet të realizohet.. gjatë kësaj periudhe që ekipi i punës ka bërë projektin varret vend e pa vend bëhen pengesë për realizimin e veprës sepse mendohet të lidhet kisha me qelën 400-vjeçare ku është mbajtur kuvendi i arbrit do të ringrihet do të jetë vend shtegtimi.....",u shpreh Ukgjini.
Me rënien e diktaturës pas viteve '90 banorëve e fshatrave në Lezhë hapen varre të reja në rrënojat e monumenteve të kulturës, duke dëmtuar arkeologjinë e këtyre zonave që mbarnin vlera të rëndësishme historike.
"Njerëzit nuk kanë kontroll nuk ka një planimetri kisha dhe lokale dhe institucionet shtetërore që kanë për detyre caktimin e varrezës publike. urbanizmi i varreve ku shkarkohet arkelogj e balldre dhe afër mureve të kishës arkeologjia do të do të bëhen gërmime kemi edhe kisha të tjera në kakarriq dhe blenisht janë muret e ngritura”, tha studiuesi.
Dom Nik Ukgjini kërkon zgjidhje institucionale dhe ligjore për këtë situatë komplekse që vërehet jo vetëm në Mërqi, por dhe në Balldre e Zejmen ku varret e reja po dëmtojnë sajtet arkeologjike.