LEZHË- Një 38-vjeçar i identifikuar si Qerim Hani, ka humbur jetën këtë të enjte në ambientet e burgut të Lezhës. Nga informacionet paraprake mësohet se i riu është konstatuar rreth orës 12:20 në ambientet e dusheve të godinës nr 5, në katin e tretë të kësaj godine në seksionin e masave mjekësore.
Sipas Drejtorisë së Burgjeve, nga vlerësimi paraprak, konstatohet se vdekja e pacientit ka qenë pasojë e vetëvrasjes.
Fillimisht 38-vjeçari mësohet se është konstatuar me shenja jete në ambientet e dusheve, dhe në këtë moment punonjësit e shërbimit kanë njoftuar mjekun roje të spitalit të burgut.
I burgosuri kishte mbërritur në ambientet e IEVP Lezhë nga burgu i IEVP Krujë në datën 27.11.2021.
Transferimi i tij është bërë për shkak të problemeve shëndetësore që kishte shfaqur, dhe në IEVP Lezhë ai ishte me masë mjekësore ‘Mjekim i detyruar në një institucion mjekësor’ me diagnozë “Çrregullim psikotik i paspecifikuar” me mjekim ‘Respiridon dhe Amitriptiline’
Në momentin e konstatimit me shenja jete pak pas mesditës së kësaj të enjteje, ai është nisur me urgjencë në spitalin rajonal të Lezhës me shenja jete, por ka ndërruar jetë më pas.
Ciao rami rusit
PërgjigjuA more kusheri sa ke vuajtur aty brenda tezja vinte sa her te shikonte ajo ishte shum e merzitur per ty dhe lotet e asaj skishin te mbaruar deri sa ne fund dha jet po pse e bere kete gje apo tezja mamaja jote te deshi aq shum sa edhe ne varr smund te rrinte pa ty po linda goca tezes tende motra ime ta dha fjalen qe do te nzirrte nga aty po ti nuk durove me shpirti jon na le me pikllim ne zemer i dim vuajtjet e tua pushofsh ne paqe shpirt sdo te harrojm kurr do jesh ne zemrat tona ne zemren e tezes tende nailes nenes tone .me respekt Menyre Shabani vajza tezes tende Nailes.
Përgjigju