Foto ilustruese

Kronikë

Lezhë/ Vodhën me dhunë banesën e një 66-vjeçari, 3 të arrestuar (EMRAT)

30 Prill, 09:55| Përditesimi: 30 Prill, 10:17

  • Share

Lezhë- Tre të rinj kanë rënë në prangat e policisë së Lezhës pasi dyshohen se vodhën me dhunë shtëpinë e një 66-vjeçari në fshatin Gajush.

Të arrestuarit janë Keviljano Ndoj, Andi Sanco dhe Lorenc Lleshi, ndërsa në gjendje të lirë do të hetohet edhe një 50-vjeçar- babai i Keviljano Ndoj.

Sipas njoftimit të policisë tre djemtë kanë vjedhur në banesën e 66-vjeçarit para dy ditësh (28 prill) 1500 dollarë, 880 eurov, 50 000 lekëve dhe 1 armë gjahu.

Gjatë kontrolleve të kryera blutë sekuestruan 5 celularë, si dhe 2 automjete.

Operacioni u kodua 'Telefonata'.

Njoftimi i policisë:

Si rezultat i hetimeve të thelluara të kryera menjëherë pas telefonatës për vjedhje me dhunë, në banesën e një 66-vjeçari, në fshatin Gajush, shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë dhe ato të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Lezhës, zbardhën dinamikën e rastit dhe arrestuan autorët e dyshuar.

Konkretisht, në kuadër të operacionit “Telefonata”, u identifikuan, u kapën dhe u vunë në pranga shtetasit K. N., 22 vjeç, banues në Mirditë (me precedent penal), A. S., 21 vjeç, banues në Korçë dhe L. Ll., 22 vjeç, banues në Tiranë (u kap nga shërbimet e PKK Muriqan, në dalje).

Nga hetimet dyshohet se 3 shtetasit janë implikuar në vjedhjen me dhunë të 1500 dollarëve, 880 eurove, 50 000 lekëve dhe 1 arme gjahu, në banesën e një 66-vjeçari, në fshatin Gajush, kryer në orët e para të mëngjesit të datës 28.04.2025.

Në vijim të operacionit, nisi procedimi në gjendje të lirë, për babanë e shtetasit K. N., shtetasin Gj. N., 50 vjeç, për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Lezhës, për veprime të mëtejshme.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, sa respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?