Foto ilustruese

Kronikë

Lezhë/ Vodhën para në një berberhane duke thyer xhamat, kapen dy të miturit! 17-vjeçarit i gjendet edhe një dorezë metalike

22 Janar, 10:33| Përditesimi: 22 Janar, 10:38

  • Share

Shërbimet e Policisë në Lezhë kanë kapur në flagrancë dy të mitur, një 17-vjeçar dhe një 15-vjeçar, të cilët dyshohet se kanë vjedhur në një berberhane, duke thyer xhamat dhe vjedhur para, mjete pune, dy telefona celularë, një biçikletë dhe sende të tjera.

Gjatë kontrollit, 17-vjeçarit iu gjet një dorezë metalike, e cila u sekuestrua si provë materiale. Të miturit u proceduan në gjendje të lirë për veprat penale të vjedhjes dhe dëmtimit të pronës.

'Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lezhë referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për 2 të mitur, 17 vjeç dhe 15 vjeç. Dy të miturit u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë, afër një berberhaneje, në të cilën dyshohet se pasi kanë thyer xhamat, kanë vjedhur një shumë parash, mjete të ndryshme pune, 2 celularë, 1 biçikletë dhe sende të tjera, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.', thotë policia.

Gjithashtu, Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor proceduan në gjendje të lirë shtetasin F. Sh., 61 vjeç, pasi ai ka aksidentuar shtetasen V. J., 62 vjeçe, në rrugën dytësore “Kurbin-Laç”. Aksidenti ka ndodhur ndërsa ai po drejtonte motomjetin, dhe këmbësorja ka mbetur jashtë rrezikut për jetën.

'Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin F. Sh., 61 vjeç, banues në Laç, pasi ditën e djeshme, në rrugën dytësore “Kurbin-Laç”, duke drejtuar motomjetin, ka aksidentuar shtetasen V. J., 62 vjeçe, këmbësore, e cila është jashtë rrezikut për jetën.', vijon njoftimi i policisë.   

Materialet janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni gjendjen e sigurisë në vend?