Policia e Lezhës

Kronikë

Lezhë/ Xhelozia arrin kulmin, 30-vjeçari i vë përgjues të fejuarës në banesë, Policia e merr nën akuzë pas denoncimit

17 Shkurt, 16:09| Përditesimi: 17 Shkurt, 16:11

  • Share

Lezhë- I vuri përgjues të fejuarës në shtëpi për ta ndjekur në çdo veprim dhe hap që bënte, por edhe për motive xhelozie, merret nën akuzë 30-vjeçari nga Lezha.

Policia vendore bëri sot me dije (17 Shkurt) se specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve referuan materialet në Prokurori, ku “nisi edhe procedimi penal për N. K., 30 vjeç, banues në Lezhë”.

“Hetimet për të po bëhen për veprën penale “ndërhyrje të padrejta në jetën private”, pasi ka vendosur pajisje për përgjim në banesën e së fejuarës së tij”, bën me dije policia.

Duket se ka qenë vetë vajza që pasi ka konstatuar faktin, e ka denoncuar të fejuarin e saj në Komisariat.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?