Lezhë/ Vihet në kontroll zjarri në fshatrat e Zadrimës, flakët përshkuan mijëra hektarë tokë! U dogjën 4 stalla

26 Gusht, 16:02| Përditesimi: 26 Gusht, 22:00

  • Share

LEZHË - Pas disa orësh është vënë në kontroll zjarri i përmasave të mëdha që ra sot në fushën e Zadrimës në Lezhë dhe që përfshiu 4 fshatra. Zjarri në Baqel, Kodhel, Krajen dhe Dajç përfshiu sipërfaqe mijëra hektarë me bimësi, vreshta dhe pemëtore.

Por krahas bimësisë, u edhe traversat e linjes hekurudhore në këtë zonë, ndërsa rreziku ishte evident edhe për banesat. Sakaq, prej flakëve u dogjën 4 stalla. 

Në operacionin për shuarjen e flakëve krahas strukturave u angazhuan dhe shumë banorë të zonës, ndërsa shkaqet e këtij zjarri i cili u favorizua nga era e fortë u përhap me shpejtësi mbeten ende të paqarta.

Lajmi ne përditësim...
 

G.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Tedi: 26/08/2024 20:06

    Po nuk u denuan ata zjarrvenes qe jane arrestuar me 15 vjet burg kjo dava do jete. Frika nga burgu do ti nderghegjesoj legenat,se mellafe as duan tja dine , bile sekuestroni dhe oasurite qe te rrine me gisht ne goje

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?