LEZHË - Një zjarr ka përfshirë katin e fundit të një pallati 10-katësh në lagjen "Skënderbeg" të qytetit të Lezhës, duke shkaktuar panik te banorët. Flakët kanë rënë në apartamentin në pronësi të shtetasit P.Gj., i cili së bashku me familjarët ka arritur të dalë në kohë pa pësuar lëndime.
Zjarrfikësit ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve, me qëllim që ato të mos përhapen në pjesë të tjera të pallatit. Për shkak të tymit të dendur, të gjithë banorët janë evakuuar si masë sigurie.
Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.