Lezhë/ Zjarr në malin e Rrencit, forcat zjarrfikëse 'në luftë' me flakët! Rrezikohen disa banesa 

24 Korrik, 13:57| Përditesimi: 24 Korrik, 16:06

  • Share

Një zjarr ka rënë ditën e sotme, në malin e Rrencit në Lezhë, ndërmjet fshatrave Malecaj e Koljakaj, ndërsa flakët po përparojnë në drejtim të fshatit Malecaj.

Sipas informacioneve nga Report Tv, flakët janë përhapur me shpejtësi edhe për shkak të erës, ndërsa rrezikohen edhe disa shtëpi banimi. Të parët që janë angazhuar për të shuar flakët janë banorët e zonës, ndërsa në vendngjarje kanë shkuar edhe dy mjete zjarrëfikëse të Bashkisë Lezhë.

Po punohet për izolimin e vatrës së zjarrit, në mënyrë që të mos përhapet tek shtëpitë e banimit.

 Terreni i vështirë malor dhe era e fortë po pamundëson ndërhyrjen e forcave zjarrfikëse, ndërsa në terren ndodhen shërbimi zjarrfikës i tre bashkive, Lezhë, Mirditë dhe Vau i Dejës.

 

S.B/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Ikën Rrumbullaku dhe 12 drejtorët e policive në qarqe, si e vlerësoni?