Lezhë, zjarr në qendër të Blinishtit, u rrezikua shkolla fillore e fshatit! Banorët tentojnë ta shuajnë me mjete rrethanore

8 Korrik 2020, 07:26| Përditesimi: 8 Korrik 2020, 10:08

  • Share

Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu një zonë me shkurre e ferra në fshatin Blinisht të Lezhës.Flaket ranë rreth orës 22:00 të mbrëmjes të së martës dhe u përhapen me shpejtësi në një sipërfaqe të konsiderueshme, duke vënë në rrezik banesat dhe shkollën fillore të fshatit.

Për shuarjen e flakëve fillimisht u angazhuan vetë banoret të cilët ndërhynë me mjete rrethanore. Por duke qenë se situatë e përkeqësua si shkak dhe i erës së fortë në zonë mbërritën zjarrfikësit e Lezhës dhe Shkodrës.

Pas më shumë se tre orësh luftë me flaket pas mesnatës zjarri u vu nën kontroll pa shkaktuar dëme tek banoret e zonës.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?