Kronikë

Lezhë/ Zjarret në Shkopet e Lurth, nis operacionin helikopteri i dytë i ardhur nga Mekanizmi Europian i Mbrojtjes Civile! Stakohet linja e tensionit të lartë (VIDEO)

24 Korrik, 12:14| Përditesimi: 24 Korrik, 13:07

  • Share

 

Lezhë- Ka nisur sot operacionin edhe helikopteri i dytë i ardhur në ndihmë nga Mekanizmi Europian i Mbrojtjes Civile, për fikjen e vatrave aktive të zjarrit në zonën e Shkopetit dhe Lurthit ne Qarkun e Lezhës.

Operacioni për shuarjen e flakëve po koordinohet nga drejtues të Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile (AKMC), në bashkëpunim me Prefektin e Qarkut dhe strukturat vendore.

Gazetari i Report Tv, Elvis Hila, informon se për të garantuar sigurinë e pilotëve gjatë ndërhyrjes ajrore, është komunikuar me Operatorin e Sistemit të Transmetimit (OST), i cili ka ndërmarrë masat për stakimin e njërës prej linjave të tensionit të lartë, që kalon pranë zonës së operacionit.

Report Tv ka siguruar edhe pamjet e këtij operacioni nga ajri, për shuarjen e dy vatrave të rrezikshme të zjarrit që po shkrumbojnë pyje e bimësi prej shumë orësh.


Lajmi kryesor:

Zjarret ‘shkrumbojnë’ malet! Lura, Dukati e Shkopeti nën pushtetin e flakëve! Digjet edhe Delvina


A.Q/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Lirim me kusht pas 35 vitesh për të dënuarit përjetë, si e vlerësoni?