Zjarri në restorant

Kronikë

Lezhë/ Zjarri në restorantin e dasmave në pronësi të Zef Bekës, reagon këngëtari: Shkak, një shkëndijë elektrike në kuzhinë

27 Gusht, 08:06| Përditesimi: 27 Gusht, 08:44

  • Share

Këngëtari Zef Beka ka reaguar për zjarrin e rënë një ditë më parë restorantin e dasmave në pronësi të tij "Orkidea Palace" në Lezhë.

Ai thotë se zjarri ra si pasojë e një shkëndije elektrike në kuzhinën e restorantit, por fatmirësisht situata u vu nën kontroll shumë shpejt dhe flakët nuk u përhapën në pjesë të tjera të ndërtesës.

Beka, teksa i falenderon të gjithë për mesazhet që ka marrë, shton se nuk ka pasur rrezik për njerëzit.

Reagimi i plotë: 

Të nderuar miq, familjarë dhe mbështetës të muzikës sime, edhe te lokalit tim Orkidea Palace Weddingsevents

Dua t’ju informoj se, për shkak të një shkëndije elektrike, kuzhina e restorantit “Orkidea Palace” u përfshi nga flakët. Fatmirësisht, situata u vu menjëherë nën kontroll dhe nuk pati rrezik për pjesën tjetër të lokalit apo për jetën e askujt.

Aktualisht jemi mirë dhe po marrim të gjitha masat që çdo gjë t’i kthehet sa më shpejt normalitetit.

Ju falënderoj sinqerisht për mesazhet dhe mbështetjen tuaj të vazhdueshme. Mirënjohja ime është e pakufishme.

Me respekt,

Zef Beka

Xh.D/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me propozimin e Ramës për heqjen e depozitave të ujit nga pallatet?