Foto ilustruese

Kronikë

Lezhë/ Zjarri shkrumbon tokën me grurë dhe 200 rrënjë ullinj në pronësi të 88-vjeçarit, shkak dyshohen temperaturat e larta

5 Korrik, 16:05| Përditesimi: 5 Korrik, 16:07

  • Share

Lezhë- Një zjarr i rënë aksidentalisht në tokën e një të moshuari, ka djegur sipërfaqet me grurë dhe ullishta në pronësi të tij në Lezhë.

Ngjarja ka ndodhur disa ditë më parë në Ishull-Lezhë, kurse Policia pas veprimeve paraprake referoi materialet në Prokurori për hetime të mëtejshme, me qëllim zbardhjen e shkaqeve të zjarrit.

Nga verifikimet e deritanishme rezulton se në një sipërfaqe toke në pronësi të O. Z., 88 vjeç, në lagjen Ishull-Lezhë, ka rënë zjarr, ku janë dëmtuar një parcelë me grurë dhe rreth 200 rrënjë ullinj.

“Nga veprimet paraprake dyshohet se zjarri është shkaktuar aksidentalisht, si pasojë e temperaturave të larta”, tha policia.

Ngjarja është regjistruar më 28 qershor, por u njoftua vetëm ditën e sotme.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Rama paralajmëron aksion për lirimin e hapësirave publike, si e vlerësoni?