Lezhë- Një 22-vjeçar është marrë nën akuzë nga Policia e Lezhës, pasi akuzohet se ka publikuar foto me mbishkrime fyese në rrjetet sociale për një adoleshente.
Gjithashtu Policia Rrugore arrestoi një 18-vjeçar pasi u kap duke drejtuar mjetin pa dokument drejtimi dhe ajo e Rendit një 44-vjeçar i shpallur në kërkim, i dënuar me 1 vit burg për dhunë në familje.
“Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Kibernetike referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasin A. L., 22 vjeç, banues në fshatin Tale, pasi ka kallëzuar një 18-vjeçare, se ky shtetas i publikon foto në rrjete sociale, me mbishkrime fyese”, bëri me dije policia vendore për ngjarjen e parë.
Kurse për dy rastet e tjera nënvizoi se:
“Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin M. L., 18 vjeç, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi. Dhe shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë ndaluan shtetasin K. B., 44 vjeç, banues në Lezhë, pasi Gjykata e Lezhës e ka dënuar me 1 vit burgim, për dhunë në familje”.
Komente
