Arma e sekuestruar

Lezhë/ Ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes dhe mbante armë pa leje në shtëpi, arrestohet 37-vjeçari

27 Tetor, 11:05| Përditesimi: 27 Tetor, 11:23

  • Share

Lezhë-Një 37 vjeçar është vendosur në pranga pasi ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes dhe mbante armë zjarri pa leje në banesë.

Arrestimi i tij u krye nga uniformat blu të Lezhës në bashkëpunim me Forcat Shqiponja.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë menjëherë pas njoftimit të marrë për një rast dhune në familje ku  bashkëshorti dhunonte bashkëshorten dhe mbante armë zjarri pa leje, menjëherë kanë organizuar punën për parandalimin e  përshkallëzimit të dhunës dhe kapjen e autorit.

Në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja” të DVP Lezhë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit M. G., 37 vjeç, banues në Lezhë.

Në vijim të veprimeve policore për këtë rast, është kryer kontroll në banesën e shtetasit të arrestuar,  ku Policia  gjeti dhe sekuestroi  në cilësinë e provës materiale  armë zjarri pistoletë e municion luftarak”, informoi sot policia.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve  luftarake dhe municionit”.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?