Policia në Lezhë, ka vënë në pranga një 36-vjeçar, pasi ishte shpallur në kërkim, nga GJKKO, pasi akuzohet si pjestarë i një grupi kriminal.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, bazuar në informacionet e siguruara për një person në kërkim që qarkullonte në Ishull Shëngjin, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Member”.
Gjatë operacionit, u kap dhe u vu në pranga shtetasi Fredi Pali, 36- vjeç, banues në Lezhë.
‘Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin e datës 11.04.2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grup i strukturuar kriminal”. Shtetasi Fredi Pali akuzohet se ka qenë pjesëtar i një grupi kriminal me veprimtari në fushën e narkotikëve dhe se ka pastruar paratë e përfituara nga kjo veprimtari’, tha ai.
Materialet procedurale iu referuan SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.
Komente
