Foto nga vendi i ngjarjes

Lezhë/Plagosi me armë një 22-vjeçar një muaj më parë, arrestohet autori! Nën hetim 2 bashkëpunëtorët e tij

15 Qershor 2023, 14:57| Përditesimi: 15 Qershor 2023, 15:00

  • Share

Një 26-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Lezhës, pasi gjatë një konflikti të ndodhur rreth një muaj më parë ai ka plagosur me armë zjarri, një 22-vjeçar.Ndërsa dy bashkëpunëtorët e tij janë vënë nën hetim.

Xhuljano Frroku, është autori i ngjarjes që ndodhi jashtë ambienteve të një bilardoje në Lezhë, mbrëmjen e datës 8 maj 2023, ku pas një konflikti të çastit, ai plagosi me armë zjarri, një 22-vjeçar.

Pas një muaji nga ngjarja, uniformat blu kanë lokalizuar dhe kapur autorin.

Gjithashtu në këtë ngjare janë përfshirë edhe 2 persona të tjerë , të dyshuar si bashkëpunëtorë, ku gjatë këtij konflikti, kanë dhunuar 22-vjeçarin.

Për këtë arsye janë vënë nën hetim Leandro Frroku 29 vjeç dhe Agustin Shahini 27 vjeç, të dy banues në Lezhë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Lezhë, për veprime të mëtejshme.

M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?