Sociale

Lezhë/Vijon dezinsektimi në zonat problematike, trajtohen mbi 16 hektarë sipërfaqe për larvat e mushkonjave

25 Qershor, 16:59| Përditesimi: 25 Qershor, 18:21

  • Share

Në kuadër të marrëveshjes me Institutin e Shëndetit Publik, Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor në Lezhë ka intensifikuar masat për dezinsektimin e zonave me prani të larvave të mushkonjave. Në fazën e katërt të këtij procesi, janë ndërmarrë ndërhyrje në sipërfaqe të konsiderueshme me ujë, për të parandaluar përhapjen e mushkonjave dhe rreziqet që ato sjellin për shëndetin publik. Sipas autoriteteve, fushata do të zgjasë deri në muajin tetor dhe synon të garantojë një mjedis sa më të sigurt dhe të shëndetshëm për qytetarët.

“Në zbatim të marrëveshjes me Institutin e Shëndetit Publik, Njësia Vendore e Kujdesit Shëndetësor në Lezhë ka vijuar procesin e dezinsektimit, në vatrat ku është evidentuar prania e larvave të mushkonjave. Në këtë fazë të katërt të këtij procesi, janë trajtuar gjithsej 16.5 hektarë sipërfaqe me ujë të përhershëm dhe të përkohshëm si kanale, pellgje, laguna e parqe, si dhe rreth 4500 m² puseta dhe bodrume në Lezhë dhe Shëngjin. Këto ndërhyrje kanë krijuar një mjedis pa mushkonja.”-thotë Drejtori i Njësisë Vendore të Kujdesit në Lezhë, Elson Frroku.

Fushata e dezinsektimit në Lezhë ka nisur në muajin prill dhe do të vijojë deri në tetor, ku janë parashikuar të kryhen 12 ndërhyrje në një hark kohor çdo 14 ditë. Qëllimi i këtij procesi është reduktimi i densitetit të mushkonjave, përmes kontrollit të larvave nëpërmjet monitorimit entomologjik.

Ndërsa me rëndësi shihet dhe bashkëpunimi me subjektet private, të cilat duhet të pajisen me certifikatën DDD (dezinfektim, dezinsektim, deratizim), për të kontribuar në kontrollin dhe parandalimin e vatrave me rrezik të lartë.

H.K/E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se rinumërimi i pothuajse gjysmës së votave është farsë e kotë?