Lezhjani çel fermë në vendlindje: Më paragjykonin kur më shihnin me dele! Emigrimi s’është dasmë, guri i rëndë peshon në vend të vet

6 Nëntor 2022, 18:21| Përditesimi: 7 Nëntor 2022, 07:25

  • Share

Rigejs Alushi nga Lezha është rikthyer nga emigrimi dhe merret me blegtori. Ka 110 krerë dele dhe nuk e mendon më largimin, madje ka një apel për të rinjtë që nuk po e gjejnë veten në vendlindje.

“Punoja gjithmonë në lokale, kamarier dhe kam pas dashuri për kafshët dhe thashë po kthehem dhe të hap fermën time. U fiksova tek delet dhe kush ka dele e di sa e dashur është delja”, thotë Alushi.

Rigejsi tërheq vëmendjen kur kalon në rrugët e fshatit turistik “Ishull-Lezhë” me tufën e deleve.  Shtatë vite më parë kur u kthye nga emigrimi për të hapur fermën në vendlindje e shihnin me përçmim, por tani jo më…

“Realisht në fillim ka qenë e vështirë. Kisha jetu 4 vjet e gjysmë jashtë, dhe kur më shihnin mendonin se kisha ndonjë problem, dhe në fillim kisha ndrojtje, më shihnin me përbuzje, ndërsa tani kanë kënaqësi kur më shohin ngaqë nuk sheh shpesh njerëz me bagëti në rrugë”, thotë Alushi.

38-vjeçari ka 110 krere bagëti të imëta për të cilat kujdeset vetë që stalla në kullotë. Të ardhurat s’janë të shumta, por ia del të mbajë familjen.  Për ta çuar përpara këtë sipërmarrje, blegtori i ri nga Lezha ka nevojë për mbështetjen e institucioneve shtetërore.

Dashuria per kafshët e nxiti te bëhët çoban dhe nuk ka ndërmend të largohet, madje ka një apel për gjithë të rinjtë që mendojnë vetëm largimin nga vendi.

“Realisht kam pas oferta, para 6 muajve më thanë me ik jashtë me rujt 300 krere me pagesë 100 euro në ditë, me thënë drejt e kam vendos me jetu në Shqipëri. Unë e kam provu emigrimin 7-8 ditë kam ndejt dhe pa lek buke. Di 4 gjuhë të huaja, por jeta jashtë vendit nuk është si në dasëm.

Unë s’mund të mendoj se një 16-vjeçar e ka idenë se çfarë po bën kur hipën në gomone, nuk është jeta ideale andej, gur i rëndë peshon në vend vet!”, thotë Alushi.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • vlonjati: 07/11/2022 08:52

    E paske mesuar qe guri i rende peshon ne vend te vet por ama ato leke per te blere delet nuk i bere dot ne vendin tend por ne kurbet.Megjthmend kurbeti nuk eshte fushe me lule por ama nuk te len pa buke kurse ketu peshon vetem guri por jo ne.A se harrova ,peshojne dhe Berisha me familje,Meta me familje,Rama me familje por dhe shume maskarenj te tjere politikane e qeveritare por dhe jo qeveritare si Kastrati,Ulaj e Mane

    Përgjigju
  • Gjergj: 07/11/2022 01:00

    Tè priftè e mbara o njeri punètor.!!!

    Përgjigju
  • Gezim: 06/11/2022 22:53

    Or mik ti thua te verteten, po kush te beson thuaj. Kur u thua se jeta nuk eshte kollaj andej as nuk duan te degjojjne as te besojne.Kur e provojne vete eshte vone.

    Përgjigju
  • Saliu: 06/11/2022 21:41

    Hallall ta bëftë ZOTI.Është e vështirë ta kuptojë kush veprimin tënd,por jetë gjithë e dinë se ç'është kurbeti.Bravo dhe pafsh hatër.

    Përgjigju
  • Meri: 06/11/2022 21:19

    Bravo....,që nuk ke dëgjuar se si è vlersojnë të tjerët punën që ben ti,vetëm dembelët e paragjykojnë punën.Shteti duhet ti ndihmojë te rinjtë që kan deshirë te punojnë por,nuk kan mundësi finanziare.

    Përgjigju
  • A.N.: 06/11/2022 21:05

    Per cdo 10mije vete qe largohen ka edhe ndonje tek tuk qe kthehet dhe nuk duhet marre per baze qe po kthehen emigrantet sepse qeveria po krijon klime te mire per biznesin. Mjafton te permendim qe shumica e asaj pakice qe rikthehet mbrapsht eshte pjese e asaj kategorie qe ka deshtuar ne emigracion.

    Përgjigju
    • Dory: 06/11/2022 23:53

      Une njoh shume qe jane kthyer dhe pse kane pase pune te mire jashte...

  • Shkodrani-Belgjike: 06/11/2022 20:08

    Ta prift zoti mar e mir, na qe jena ne kurbet po digjemi te kthehemi te jetojm atje, se spo kursejm gja knena me hap naj sen anej. Ktu met vertet rrogat jan larta po me njanen dot ti japin e tjetren ti marrin. Kedhtu qe me bereqet e tu shtofshin sa ma shum.

    Përgjigju
  • Lexues: 06/11/2022 19:31

    Shqiptari eshte specie e veçante, paragjykon njeriun e punes dhe ngre ne qiell rrugaçin me BMW. Tu shtofshin delet dhe paret!

    Përgjigju
  • zenepe: 06/11/2022 19:17

    KE TE DREJTE ALUSH... KUSH E KA PROVUAR EMIGRIMIN E DI C'FARE ESHTE,,COJE TUFEN NE 1000 COPE,,TE KESH PER VETE DHE PER TE SHITUR,..KETA QYPAT E SOTEM KUJTOJNE SE I PRET NJERI ME LULE,,,NDRYSHE JANE MJEKET,,INFERMIERET QE SHKOKNE ME PUNE GATI NE PROGRSIONIN E VET....

    Përgjigju
    • Elekticisti: 07/11/2022 07:05

      Aaaaaa sqeka fush me lule emigrimi....per analfabetet pa shkoll e zanat.e kuptova.jet e veshtir cobani ne emigrimi Ska faj djali QE eshte kthyer

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?