Lezhë/ 9 familje rome nxirren nga palesta e shkollës, Ndreu për Report Tv: Pallati do shembet e ndërtohet nga donacionet

18 Shkurt 2020, 21:29| Përditesimi: 19 Shkurt 2020, 14:58

  • Share

LEZHË - Nëntë familje rome dhe egjiptiane në Lezhë po e kalojnë natën jashtë, pasi i kanë larguar nga palestra e gjimnazit "Hydajet Lezha" ku qëndronim të strehuar që pas tërmetit të 26 nëntorit. Pasi nuk ju binden urdhrit për të liruar palestrën, pasditen e së martës ndërhyri Policia Bashkiake ku nuk munguan dhe përplasjet me banorët të cilët kundërshtuan vendimin. Banorët thonë se pavarësisht se e kanë përfituar bonusin e qirasë nga bashkia, nuk kanë mundur të gjejnë banesa me qira, pasi sipas tyre janë të diskriminuar për shkak të ngjyrës.

"Këtu do rrimë me fëmijët ose të kthehemi në shtëpitë tona të na mbysin brenda në banesa, apo se jemi me ngjyrë tjetër ne...", thotë një banore.

Në këto kushte ata i kërkojnë bashkisë që të gjeje strehim për ta.

I kontaktuar nga Report Tv për këtë çështje kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu thotë se këto familje po trajtohen me bonusin e qiraje dhe duhet të gjejnë vetë strehim. Ndreu shtoi se pallati ku kanë jetuar këto familje, brenda këtyre ditëve do shembet dhe menjëherë do të nisë rindërtimi, pasi bashkia e ka siguruar financimin përmes donacioneve.

Në mbështetje të tyre ishte dhe sekretarja e degës së Partisë Demokratike në Lezhë Alfrida Marku, e cila konsideroi të patolerueshme situatën e krijuar dhe kërkoi strehim të menjëhershëm të këtyre familjeve.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Selenice: 19/02/2020 08:05

    Jo rome por efgjite

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?