Mirditë/ Prej 3 ditësh Shëngjergji ende në flakë, digjen mbi 10 hektar pyje, dëme të shumta në ekonominë pyjore të zonës (VIDEO)

26 Mars 2022, 09:35| Përditesimi: 26 Mars 2022, 10:29

  • Share

Vijon të jetë aktiv zjarri i rënë që prej pasdites të së enjtes, në masivin pyjor të fshatit Shëngjergj të Njësisë Administrative të Kaçinarit në Mirditë.

Deri tani janë djegur mbi 10 hektarë, me lis, dushk dhe barishte, ndërsa zjarri nuk ka përhapje masive dhe nuk përbën rrezik për zonën e banuar.

Në terren ndodhen 4 mjete zjarrfikëse, por për shkak të terrenit të vështirë malor është e pamundur ndërhyrja e tyre në vatrën e zjarrit.

Shuarja dhe vënia nën kontroll e flakëve po bëhet me mjete rrethanore nga efektivë, zjarrfikësit dhe punonjësit e shërbimit pyjor të Bashkisë Mirditë.

Zjarri që është i qëllimshëm po shkakton dëme të shumta në ekonominë pyjore të zonës. Flaka u vihet pyjeve pikërisht për të hapur kullota të reja në male, ndërsa policia nuk ka arritur ende që të identifikojë autoret.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?