Kronikë

Lezhë/ Shëngjin, defekt në kabullin e energjisë elektrike, këputet dhe bie në rrugë

29 Qershor, 20:00| Përditesimi: 29 Qershor, 20:47

  • Share

LEZHË - :Në qendër të Shëngjinit, rreth orës 19:00, një kabull i furnizimit me energji elektrike është këputur dhe ka rënë në rrugë, pas një shkendije të shkaktuar si pasojë e një defekti.

Pas shpërthimit kabulli është këputur dhe ka përfunduar në rrugë, fatmirësisht pa rënë në automjete dhe pa shkaktuar dëme në njerëz, ndërsa fluksi i automjeteve në këtë orë është i lartë.

Në vendgjarje kanë mbërritur policia e rendit dhe ajo bashkiake. Kabulli është larguar nga rruga, ndërkohë energjia elektrike nga shkolla dhe deri tek lagjia e Portit është ndërprerë deri në riparimin e defektit.

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A po zbatohet siç duhet rregullorja e re për plazhet publike në Shqipëri?