LEZHË - :Në qendër të Shëngjinit, rreth orës 19:00, një kabull i furnizimit me energji elektrike është këputur dhe ka rënë në rrugë, pas një shkendije të shkaktuar si pasojë e një defekti.
Pas shpërthimit kabulli është këputur dhe ka përfunduar në rrugë, fatmirësisht pa rënë në automjete dhe pa shkaktuar dëme në njerëz, ndërsa fluksi i automjeteve në këtë orë është i lartë.
Në vendgjarje kanë mbërritur policia e rendit dhe ajo bashkiake. Kabulli është larguar nga rruga, ndërkohë energjia elektrike nga shkolla dhe deri tek lagjia e Portit është ndërprerë deri në riparimin e defektit.
Komente
