Zjarri në Zadrimë! Iu dogj shtëpia nga flakët, banorja flet për Report Tv: U shkrumbua gjithçka! Shteti të na ndihmojë

27 Gusht, 09:45| Përditesimi: 27 Gusht, 12:24

  • Share

Banesa e stalla të djegura si dhe dhjetëra hektarë tokë me pemtari. Ky është bilanci i zjarrit masiv që përfshiu 4 fshatra në zonën e Zadrimës në Lezhë.

Flakët vijojnë ende që të jenë aktive në zonë dhe kanë përfshirë linjën hekurudhore, ndërsa dëmet e shkaktuara janë të mëdha.

Një banore e zonës, mes lotësh në një intervistë për Report Tv, tregon se shtëpia e saj u dogj nga zjarri, pasi flakët u përhapën shumë shpejt dhe shkrumbuan gjithçka për pak minuta. Ajo i bënë apel shtetit për ndihmë.

“Ka qenë shtëpia e pleqeve, unë vet jam invalide. Kemi pas guzhinën këtu, pajisje të shtëpisë dhe kemi ndenjur këtu afër djalit. Asnjë gjë nuk ka mbetur dhe na ardhur flaka për 10 minuta dhe ka shkrumbuar çdo gjë, ka shkrumbuar pemtore dhe hardhia vetëm kemi shpëtuar si njerëz. Fëmijët po bërtisnin. Ka ardhur me sekonda dhe i shkrumboi të gjitha. Çfarë të keni mundësi që të na ndihmoni, na ndihmoni. Shtetit, kryeministrit i lutem të na ndihmojë", tha ajo.

S.B//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?