Lezhë/ Vrasja e Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit në maj të 2020, prokuroria jep pretencën: 30 vite burg për 2 bashkëpunëtorët e krimit

6 Janar, 13:14| Përditesimi: 6 Janar, 13:26

  • Share

Oltion Vlashi dhe Klaudio Përkola të vënë nën akuzë si bashkëpunëtor në vrasjen e Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit mbrëmjen e 30 majit 2020 në një lokal në Kurbin, rrezikojnë dënimin me nga 30 vite burg secili. Kjo masë dënimi është kërkuar nga Prokuroria e Lezhës e cila dha konkluzionet për dy të rinjtë që po gjykohen në mungesë për krimin e dyfishtë.

Oltion Vlashi dhe Klaudio Përkola akuzohen për “vrasje e kryer në bashkëpunim” dhe “armëbajtje pa leje” dhe tashmë do të jetë trupa gjykuese e cila do të vendosë për fatin e të rinjve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Me herët për vrasjen e Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit është dënuar me burgim të përjetshëm Eduart Lamaj në rolin ekzekutorit dhe me 33 vite burg Ilir Likaj (Xhepaj) në rolin e ndihmësit në këtë krim. Ky i fundit u arrestua disa muaj pas ngjarjes në Yzberishtit në Tiranë, ndërsa Eduart Lamaj u prangos teksa merrte mjekim në ambientet e një klinike private në zonën e “Qytet Studentit”, pasi kishte mbetur i plagosur në këmbë nga shkëmbimi i zjarrit me njërin prej viktimave, shtetasin Bujar Lika.

Ky episod ndihmoi policinë në zbardhjen e shpejtë të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve, ndërsa motivet e ngjarjes vijojnë të mbeten të paqarta. Bujar Lika dhe Paulin Gjergji u ekzekutuan me breshëri plumbash teksa po pinin kafe, ndërsa 4 autorët vepruan me një automjet tip golf 5 me të cilin edhe u larguan.

1704543727_bujarlikapaulingjergji.jpg

 

Bujar Lika dhe Paulin Gjergji

K.M//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?