Lazio ka marrë fitoren e tretë radhazi në Seria A dhe këtë e ka bërë duke mposhtur me rezultatin e thellë 4-0 Spezia-n për javën e 8 në kampionat. Të besuarit e Sarri-t e nisën vrullshëm, por penalltia e minutës së tretë u gabua nga Immobile. Gjithsesi goli që zhbllokoi shifrat nuk do vononte dhe u realizua nga Zaccagni, ndërsa Brenda pjesës së parë Romagnoli do të dyfishonte.
Në pjesën e dytë të besuarit e Sarri-t do të realizonin edhe dy herë të tjera falë dopietës së serbit Milinkovic-Savic. Kjo fitore e ngjiti Lazio-n të paktën përkohësisht në vendin e tretë me 17 pikë, 3 më pak se Napoli i vendit të parë.
Komento