Benjamin Netanyahu në Rripin e Gazës, 19 nëntor 2024

Netanyahu viziton Rripin e Gazës: Hamasi nuk do të qeverisë më këtu! Baza italiane e UNIFIL në Liban goditet me 8 raketa! Argjentina tërheq trupat e saj

19 Nëntor, 16:38| Përditesimi: 19 Nëntor, 19:30

  • Share

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, ministri i Mbrojtjes, Israel Katz, së bashku me Shefin e Shtabit, Herzi Halevi dhe shefin e Shin Bet, Ronen Bar, vizituan sot korridorin Netzarim në Rripin e Gazës, i cili përshkon vendin nga veriu në jug.

Nga enklava palestineze, kryeministri izraelit raportohet se është zotuar se Hamas nuk do të qeverisë më në Gaza dhe se do të ketë pasoja të rënda nëse pengjet në duart e grupit palestinez dëmtohen.

Tetë raketa 107 mm goditën selinë e kontingjentit italian dhe sektorin perëndimor të UNIFIL në Chamaa, në jug të Libanit.

Disa zona të jashtme dhe magazina e pjesëve të këmbimit të bazës ku nuk kishte ushtarë u goditën gjithashtu.

Pesë ushtarë italianë janë nën kujdesin e mjekëve të bazës dhe raportohen në gjendje të mirë shëndetësore, janë rrezikut për jetën.

Po vijojnë hetimet për përcaktimin e pikënisjes së të shtënave dhe identifikimin e autorëve, ndërsa ushtria e Izraelit reagoi lidhur me ngjarjen përmes një postimi në rrjetin social “X”.

“Raketat që goditën një pozicion UNIFIL në Libanin jugor pranë fshatit Ramyeh "u lëshuan nga Hezbollahu".

Sipas IDF, raketat u lëshuan nga Hezbollahu nga zona Deir Aames në një nga bombardimet e saj drejt Izraelit.

Ministri italian i Mbrojtjes, Guido Crosetto, tha se sulme të tilla të vazhdueshme ndaj bazave italiane të UNIFIL në Liban, janë të patolerueshme.

Pas ngjarjes, Argjentina ka njoftuar tërheqjen e trupave të saj që shërbejnë në Liban si pjesë e misionit të OKB-së, UNIFIL.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i misionit të OKB-së, Andrea Tenenti, duke refuzuar të komentojë arsyen e vendimit.

Ora 19:26
Sulmet ndaj UNIFIL, Argjentina tërheq trupat e saj nga Libani

1732040877_4753.jpg

UNIFIL

Argjentina ka njoftuar tërheqjen e trupave të saj që shërbejnë në Liban si pjesë e misionit të OKB-së, UNIFIL.

Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i misionit të OKB-së, Andrea Tenenti, duke refuzuar të komentojë arsyen e vendimit.

Argjentina është një nga 48 vendet që ofrojnë paqeruajtës për UNIFIL, me një total prej tre anëtarëve të stafit aktualisht në Liban.

Javët e fundit, paqeruajtësit kanë qenë subjekt i sulmeve për të cilat fajësohen si Izraeli ashtu edhe Hezbollahu.

Ora 19:16
Kryeministri Netanyahu viziton Rripin e Gazës: 5 milionë dollarë për çdo peng të liruar

1732040431_B1IRRH9G1l008544800xlarge.jpg

 
Benjamin Netanyahu dhe Israel Katz në Rripin e Gazës

Izraeli do të ofrojë një shpërblim prej 5 milionë dollarësh për këdo që ndihmon në lirimin e një pengu izraelit që mbahet nga Hamas në Rripin e Gazës.  

Mediat e huaja raportojnë se njoftimi u dha nga vetë kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu gjatë vizitës së tij në Rripin e Gazës këtë të martë (19 nëntor 2024). 

"Kushdo që sjell një peng do të gjejë një mënyrë të sigurt që ai dhe familja e tij të dalin (nga Gaza). Ne gjithashtu do të japim një shpërblim prej pesë milionë dollarësh për çdo peng",- raporohet të ketë thënë Netanyahu. 

Ora 19:03
Netanyahu shkon në Rripin e Gazës: Hamasi nuk do të qeverisë më këtu

1732039597_ËhatsAppImage20241119at19.jpg

 
Benjamin Netanyahu në Rripin e Gazës

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu, ministri i Mbrojtjes, Israel Katz, së bashku me Shefin e Shtabit, Herzi Halevi dhe shefin e Shin Bet, Ronen Bar, vizituan sot korridorin Netzarim në Rripin e Gazës, i cili përshkon vendin nga veriu në jug.

"Unë jam këtu në plazhin e Gazës, trupat tona kanë arritur rezultate të shkëlqyera në arritjen e qëllimit tonë të rëndësishëm: Hamasi nuk do ta sundojë më Gazën", ka thënë Netanyahu sipas kryeministrisë izraelite. 

Ora 17:47
Zyrtari i Katarit: Negociatorët e Hamasit nuk janë në vendin tonë, por zyra e tyre këtu nuk është e mbyllur

1732034916_1840692508.jpg

Majed Al-Ansari

Negociatorët e Hamasit nuk janë në Doha (kryeqyteti i Katarit), por zyra e tyre nuk është mbyllur, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katarit, Majed Al-Ansari, pas spekulimeve se grupi palestinez ishte urdhëruar të largohej nga vendi.

"Vendimi për mbylljen e përhershme të zyrës është një vendim që do ta dëgjoni drejtpërdrejt nga ne",- tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katarit.

Katari - së bashku me Shtetet e Bashkuara dhe Egjiptin - ka udhëhequr muaj të tërë negociatash mes Izraelit dhe Hamasit, me qëllim arritjen e një armëpushimi në Rripin e Gazës, por në fillim të këtij muaji njoftoi se po tërhiqet nga ky rol për shkak të përpjekeve të shumta të pasuksesshme.

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?