Organizata ushtarake Hezbollah

Bota

Liban: Qeveria miraton planin e SHBA-ve për çarmatimin e Hezbollahut, ministrat e organizatës braktisin sallën gjatë votimit!

7 Gusht, 20:57| Përditesimi: 7 Gusht, 21:01

  • Share

Qeveria libaneze ka miratuar planin me njëmbëdhjetë pika, të përgatitur nga i dërguari i SHBA-së Tom Barrack, i cili gjithashtu bën thirrje për çarmatimin e Hezbollahut dhe të gjitha fraksioneve të tij.

Gazeta L'Orient-le-Jour raportoi këtë lajm. Ministrat e Hezbollahut u larguan nga salla e mbledhjeve në kohën e votimit.

Plani i veprimit e angazhon qeverinë, ndër të tjera, të respektojë armëpushimin e nëntorit të kaluar me Izraelin "përmes masave të organizuara që çojnë në një zgjidhje të qëndrueshme, gjithëpërfshirëse dhe të garantuar".

Për më tepër, qeveria duhet "t'i japë fund gradualisht pranisë së armatosur të të gjitha fraksioneve jo-shtetërore, përfshirë Hezbollahun, në të gjithë territorin libanez, si në jug ashtu edhe në veri të lumit Litani, duke ofruar mbështetje të mjaftueshme për ushtrinë libaneze dhe forcat e sigurisë së brendshme", thuhet në këtë vendim.

A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A po i liron hapësirat publike aksioni i qeverisë?