"Hezbollah ka kontrabanduar, magazinuar dhe fshehur eksplozivë në të gjithë Europën." – Kështu deklaroi Ambasadori i Departamentit të Shtetit Nathan Sales, kreu i Antiterrorizmit i Shteteve të Bashkuara.
Depot e armëve përfshijnë gjithashtu nitrat amoni, përgjegjës për shpërthimin masiv në portin e Bejrut më 4 gusht që shkaktoi shumë të vrarë dhe të plagosur
Nitrati i amonit gjendet kryesisht në Europë, madje edhe në Mbretërinë e Bashkuar, ku Hezbollah ka një rrjet magazinash dhe dyqanesh që veprojnë tashmë atje që nga viti 2012.
Ai tha gjithashtu se edhe organizata paramilitare libaneze ka disa depozita të nitratit të amonit në të gjithë Europën dhe e transporton duke e fshehur atë në pajisjet e ndihmës së parë. Shumë nga këto ngarkesa janë zhvendosur përmes Belgjikës në Francë, Greqi, Itali, Spanjë dhe Zvicër
Nitrati i amonit përdoret zakonisht në industri dhe bujqësi si pleh me cilësi të ulët dhe lëndë plasëse. Por në sasi të mëdha, të tilla si në shpërthimin e portit të Bejrutit, ai mund të shkaktojë shkatërrim. 2,750 tonë nitrat amoni shkaktuan shpërthimin më të fuqishëm jo-bërthamor në botë.
Nathan Sales deklaroi se Hezbollah është gati të përdorë substancën në çdo sulm terrorist në të ardhmen. "Ata po i mbajnë të fshehura këto armë dhe do ti përdorin kur udhëheqësit e Teheranit ta konsiderojnë të nevojshme.
Bashkimi Europian e ka përfshirë krahun e armatosur të Hezbollahut në listën e organizatave terroriste. Britania e Madhe dhe Gjermania e konsiderojnë të gjithë grupin terrorist dhe Shtetet e Bashkuara po bëjnë presion që shtetet e tjera Evropiane të bëjnë të njëjtën gjë.
"Hezbollah përfaqëson, jo vetëm për SHBA por edhe për Europën një rrezik të qartë dhe aktual"- tha Sales.
“Hezbollah vazhdon ta shohë Evropën si një platformë jetike për aktivitetet e saj operacionale, logjistike dhe mbledhjen e fondeve, dhe do të vazhdojë ta bëjë këtë derisa Evropa të marrë masa vendimtare, siç bënë Britania e Madhe dhe Gjermania, "shtoi Sales.
Kreu i Antiterrorizmit i Shteteve të Bashkuara i kërkoi gjithashtu qeverisë libaneze të kryejë një hetim të paanshëm dhe transparent mbi shpërthimin në portin e Beirut.