Sulmi në bazën e UNIFIL, forca paqeruajtëse të OKB
Liban- Dy paqeruajtësit e UNIFIL u plagosën, pasi një tank i IDF Merkava qëlloi me armë drejt një kulle vëzhgimi në selinë e UNIFIL, në Naqoura, Libani Jugor, duke e goditur atë drejtpërdrejt dhe duke shkaktuar rënien e tyre.
Lëndimet nuk janë të rënda, por dy ushtarët qëndrojnë në spital. Ushtarët e IDF-së qëlluan gjithashtu në pozicionin 1-31 të OKB-së (UNP) në Ras Naqoura, duke goditur hyrjen e bunkerit ku ishin strehuar paqeruajtësit dhe duke dëmtuar automjete dhe një sistem komunikimi, shkruan “Reuters”.
Një dron i IDF u vu re duke fluturuar brenda pozicionit të OKB-së në hyrje të bunkerit. Dje, ushtarët e IDF-së qëlluan dhe çaktivizuan me qëllim kamerat e monitorimit rrethues të vendndodhjes. Ata gjithashtu qëlluan qëllimisht në UNP 1-32A, ku mbaheshin takime të rregullta trepalëshe përpara fillimit të konfliktit, duke dëmtuar ndriçimin dhe një stacion transmetues.
Disa kamera të vendosura në postat italiane të dy bazave të “Unifil”, gjithashtu u shkatërruan nga zjarri i armëve të lehta. Episodi – sipas asaj që kupton ANSA – ka ndodhur në bazën Naqura, ku vendi ishte shënjestruar nga ushtria izraelite. Sipas burimeve, në mesin e të plagosurve nuk ka asnjë ushtar italian.
UNIFIL reagoi ashpër dhe i kujtoi gjithashtu Izraelit se:
“Kujtojmë IDF dhe të gjithë aktorët për detyrimet e tyre për të garantuar sigurinë dhe mbrojtjen e personelit dhe pronës së OKB-së dhe për të respektuar paprekshmërinë e objekteve të OKB-së në çdo kohë”.
Paqeruajtësit e UNIFIL janë të pranishëm në Libanin jugor për të mbështetur një kthim në stabilitet nën mandatin e Këshillit të Sigurimit. Çdo sulm i qëllimshëm ndaj paqeruajtësve është një shkelje e rëndë e ligjit ndërkombëtar humanitar dhe Rezolutës 1701 të Këshillit të Sigurimit”.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Netanyahu gati të marrë lejen për sulm ndaj Iranit! Izraeli sulmon UNIFIL, 2 paqeruajtës të plagosur, dëmtohet baza italiane! Bombardohet shkolla në Gaza, 20 të vdekur
A.Q/ReportTv.al