Autoritetet libiane në Tripoli kanë liruar 4 anëtarë të Hamasit, të cilët ishin dënuar me 17 vjet burg për trafik armësh dhe komplot kundër sigurisë së shtetit.
Mediat libaneze raportojnë se 4 anëtarët e Hamasit quhen Marëan al-Ashqar , Nasib Shabir , Muayad Abed dhe Baraa al-Ashqar.
Sipas të njëjtit burim, anëtarët e Hamasit, të cilët u arrestuan në 2016 dhe u dënuan në 2019, tashmë ndodhen ne Stamboll, ku janë pritur nga përfaqësues të lëvizjes palestineze.
Lajmi kryesor:
Lufta/ Hamasi: Gratë dhe fëmijët përbëjnë 70% të të vrarëve në Gaza! Netanyahu tërheq ekipin negociator nga Katari
K.M/ReportTv.al