Bota

Libani nuk gjen qetësi/ Shpërthim në një depo armësh, disa të plagosur

22 Shtator 2020, 16:46| Përditesimi: 22 Shtator 2020, 16:49

  • Share

Libani nuk gjen ende qetësi teksa sot një tjetër shpërthim ka ndodhur në në një depo armësh në një zonë që kontrollohet nga një grup shiit i mbështetur nga Hezbollahu.

Prej shpërthimit janë plagosur disa njerëz dhe një valë të re shoku dhe frike ka mbështjellë vendin i cili po përballet me krizën e tij më të thellë në tre dekada.

Burimet e sigurisë thanë se shpërthimi i depos, ishte shkaktuar nga një "gabim teknik".

Hezbollah vendosi një kordon sigurie rreth vendit të shpërthimit dhe gazetarët u ndaluan t'i afroheshin zonës që nga shpërthimi i Bejrutit më 4 gusht, zjarret në port dhe gjetkë në kryeqytet kanë shkaktuar panik në Bejrut, ekonomia e të cilit është në krizë.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush, a mund të integrohet Shqipëria në BE brenda 2030-ës?